“Më hoqi nga followersat”/ Shkak Bora Zemani? Arjan Konomi zbulon arsyen e hatërmbetjes së Arbana Osmanit

Sep 4, 2022 | 19:09
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Arjan Konomi ka zbuluar së fundmi arsyen se përse Arbana Osmani e ka hequr nga lista e ndjekësve opinionistin.

Gjatë një videoje ‘Live’ në ‘TikTok’ teksa ishte nën shoqërinë e Cllevios dhe disa miqve të tjerë, ai tregoi se moderatorja e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram për shkak të një komplimenti që opinonisti ka bërë për Bora Zemanin, të paktën kështu mendon ai.

Disa muaj më parë kur e gjithë vëmendja ishte tek Bora-Donald-Beatrix, Arjani e cilësoi Zemanin si një ndër prezantueset më të mira në shqipëri.

Dhe mesa duket pas kësaj deklarate, Arbana e ka hequr nga Instagrami, ndërsa Konomi shprehej se ai e mban ende moderatoren dhe se këtë veprim nga ana e saj ja zbuluan ndjekësit e opinionistit.

Arjani ka pasur një raport të mirë me Arbanën për faktin se ai ka qenë opinionisti i “Big Brother” për disa vite dhe kjo deklaratë mund të jetë pritur aspak mirë nga prezantuesja.

(Video e marrë nga ‘Lokimagazine’)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura