“Më dha 570 mijë lekë, i thashë votat i ke në xhep”/ Ish-kryeministri publikon audio-përgjimin: Ja si nënkryetari i bashkisë Klos blen votat

Apr 21, 2021 | 14:28
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio përgjim që sipas tij, dëshmon blerjen e votave nga Partia Socialiste në Klos.

Në audion e publikuar nga Berisha dëgjohet të bashkbisedojnë dy persona, ku njëri prej tyre thotë se ka marrë 570 mijë lekë nga nënkryetari i Bashkisë Klos Armand Gjini për vendosjen e dritareve.

Sipas personit që ka marrë 570 mijë lekë, në këmbim i ka garantuar votat.

JA BASHKEBISEDIMI

Qytetari 1:  Si i ke punët?

Qytetari 2:  Mirë, si jeni ju?

Qytetari 1:  Mirë, me ca je marrë, a ka ec puna?

Qytetari 2:  Ashtu me copa.

Qytetari 1:  Më thanë që të kishin  ndihmuar pak

Qytetari 2:  Kush

Qytetari 1:  Më thanë këta partia në pushtet

Qytetari 2:  Sa i madh je, jo.

Qytetari 1:  Mua më bëhet qejfi që të të ndihmojnë

Qytetari 2:  Jo jo, vec Mondi

Qytetari 1:  Cili Mond?

Qytetari 2:  Armando Gjini

Qytetari 1:  Ca të ndihmoj me ndonjë gjë ?

Qytetari 2:  Më ka dhënë lekët që bëra dritaret të gjitha

Qytetari 1:  Po mirë ja ka bo.

Qytetari 2:  Ja bëftë zoti hallall

Qytetari 1:  Bravo i qoftë. Të shkuan shumë?

Qytetari 2: 570 mijë

Qytetari 1:  Bravo paska bërë punë. A të dha ndonjë farë ndihmë apo ti dha vetë?

Qytetari 2: Mi dha vetë

Qytetari 1:  Unë thashë se të ka ndihmuar Albani?

Qytetari 2: Ca Albani or burr, jo.

Qytetari 1:  Ti paska marrë ato vota Armando?

Qytetari 2: I ka marrë me ndershmëri.

Qytetari 1:  Po normal ja ka bërë hyzmetin.

Qytetari 2: Ja kam premtuar…tha për punën e votave pas ndonjë muaj. I thashë i ke në xhep vetëm për këto që ke bërë. Për mua është djali i mirë.

Qytetari 1:  Nuk ti fal kush 570 mijë lekë. Bravo i qoftë.  Po kërkoi ndonjë gjë tjetër sa është kjo fushatë. Se të japin. Se nuk i kanë lekë tu punu me bel. Shfrytëzoi.

Qytetari 2: Shumë faleminderit

Qytetari 1:  Të paça, natën

Qytetari 2: Natën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura