“Më bjer një palë uratë, Biblën e kam me vete”, avokati zbulon porosinë e Xhulias, vajzës së arrestuar për përhapje paniku

Dec 2, 2019 | 11:06
SHPËRNDAJE

“Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete”. Kjo ka qene porosia qe i ka dhene avokatit te saj, Xhulia Aliaj, vajza 25-vjecare e arrestuar me akuzen e perhapjes se panikut pas termetit tragjik, me postimet ne faqen e saj ne FB. 

Qytetare duke ikur nga Durresi pas termetit
Qytetare duke ikur nga Durresi pas termetit

Avokati Stefan Topalli qe mbron Xhuljan ne kete proces e ka bere me dije porosine e dhene nga vajza, me ane te nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, pak para se te zhvillohet seanca e vleresimit te mases se sigurise.xhulia

Postimi i avokatit Stefan T Topalli, i Zyre Avokatie “Stefan Topalli”

Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulia Aliajs kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor.

Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00.
Xhulia është mirë dhe ju falenderon të gjithëve për mbështetjen.

Mbrojtja është gati.

avokati

Njoftimi i policise per arrestimin e 25-vjecares

qytetare duke ikur mbremjen e djeshme nga Durresi
qytetare duke ikur mbremjen e djeshme nga Durresi

 

Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) nga struktura të Drejtorisë së Antiterrorit është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura