Mbyllja e Qeverisë në SHBA, Trump lëshon akuzën e fortë, ja kë fajëson

Jan 20, 2018 | 14:53
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qevrisë federale, që filloi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, meqë Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit.

trump

“Demokratët janë shumë më të brengosur për imigrantët ilegalë se se për ushtrinë tonë të madhe ose sigurinë në kufrin tonë të rrezikshëm jugor”, ka shkruar Trump sot herët në mëngjes, në rrjetin Twitter.

“Ata kanë mundur të bëjnë marrëveshje, por në vend të kësaj, kanë vendosur të luajnë politika të mbylljes”, tha Trump.

Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë migrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.

Çfarë ndodh në SHBA? Nis mbyllja e Qeverisë amerikane, preken mijëra njerëz

 

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, mesnatën e 19 janarit (sipas kohës lokale), përballet me mbyllje, nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë marrëveshje për ligjin e financimit.

uashing

Dhoma e Përfaqësuesve, një ditë më herët, e ka miratuar një ligj për të zgjatur fondet deri më 16 shkurt.

Në Senat, megjithatë, demokratët kanë thënë se do ta pengojnë legjislacionin, nëse nuk negociohet marrëveshja për mbrojtjen nga dëbimi të rreth 700,000 imigrantëve që kanë arritur në SHBA si fëmijë dhe kanë qëndruar atje ilegalisht.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump nuk do të shkojë në Floridë për fundjavë, siç ka qenë e planifikuar, nëse nuk miratohet ligji i financimit.

Nëse mbyllet qeveria, shërbimet jetësore, si inspektimi i ushqimeve, kontrollimi i sigurisë në aeroporte dhe zbatimi i ligjit federal do të vazhdojnë. Punonjësit federalë, megjithatë, nuk do të paguhen.

REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura