Mbyllet votimi për kandidatët e PD në qarkun e Kukësit, ja kush janë pesë të zgjedhurit (EMRAT)

Sep 25, 2020 | 22:04
SHPËRNDAJE

Procesi i votimit të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, në qarkun e Kukësit është mbyllur.

Votimi i kandidateve te PD-lista e qarkut te Kukesit

Vetë PD e këtij qarku njofton se pjesë në votime kanë marrë 949 anëtarë ose 69,5 % dhe ajnë zgjedhur pesë emra.

Kandidatët për deputetë të PD të Kukësit kanë dalë Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni dhe Vjollca Vata.

Njoftimi i plotë:

Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Kukës. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen masive në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1365 anëtarë

Pjesëmarrja në votime: 949 anëtarë ose 69,5 %

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. IBRAHIM BRUKA
  4. SAHIT PRIZRENI
  5. VJOLLCA VATA

Falenderojmë të gjithë kandidatët për qytetarinë dhe vlerat e treguara në këtë gatë të brendshme.

Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Kukësit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Kukësit, do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura