Mbrojtësi legjendar i Interit pjesë e Partizanit (FOTO)

Sep 24, 2015 | 19:07
SHPËRNDAJE

Ish-mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba, ka mbërritur në Shqipëri, pasi tani e tutje ai do të ketë një rol menaxhues në klubin e Partizanit.

CordobaLegjenda kolumbiane besohet se ka lidhur kontratë me klubin e Partizanit që t’i sjell atyre lojtarë cilësorë nga e gjithë bota.

Por, jo vetëm kaq, 39-vjeçari do t’i promovojë lojtarët e klubit shqiptar në arën evropiane duke i dhënë atyre mundësi për të treguar vetën në nivele më të larta.

Duke shikuar popullaritetin dhe ndikimin e tij, posaçërisht në Itali, Kolumbi dhe në shumicën e vendeve latine, kjo është një lëvizje e menduar mirë nga drejtuesit e klubit të Partizanit.

Vlen të theksohet se Cordoba është pritur nga shumë tifozë shqiptarë të Interit gjatë momentit kur ishte duke ndjekur stërvitjen e klubit nga kryeqyteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura