Mbledhja në Këshillin e Sigurimit/ Osmani: Personat që kryen sulmin në Banjskë ende të lirë të Serbi dhe vazhdojnë të marrin kontrata financiare nga qeveria e Vuçiçit

Apr 22, 2024 | 18:02
SHPËRNDAJE

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ende në Serbi janë duke u endur të lirë personat që e kanë kryer sulmin në Banjskë të 24 shtatorit vitin e kaluar.

Osmaniii

Ajo, në seancën e OKB-së, ka theksuar se këta persona po marrrin edhe të holla nga institucionet serbe.

Personat e dyshuar për sulmin në Banjskë sillen lirshëm nëpër Serbi po vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha financiare nga Qeveria e Vuçiçit”, ka thënë Osmani.

E para vendit përmendi edhe kosovarët që janë ndaluar në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë një ditë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u votua pro Kosovës.

“Një ditë pas një suksesi të Kosovës në KiE, Serbia eskaloi dhunën duke synuar qytetarët e Kosovës, duke u marrë dokumentat e duke i marrë në pyetje duke i lënë pa ushqim fëmijë dhe të moshuar. U burgos zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës duke i theksuar kështu përpjeket e Serbisë për t’i kërcënuar serbët e Kosovës”, ka thënë Osmani.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura