Përfundon mbledhja e parë e vitit të ri mes Ramës dhe ministrave, përcaktohen objektivat (VIDEO)

Jan 5, 2022 | 12:00
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar pas afro tre orësh mbledhja e parë e vitit 2022, mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë, e zhvilluar në një lokal në ish-Bllok.

Në këto pamje të siguruara nga “Panorama” shfaqet eskorta e kryeministrit dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, duke dalë nga mbledhja.

Mësohet se kreu i qeverisë ka përcaktuar objektivat e 300 ditëve të ardhshme.

Sidoqoftë ende nuk bëhen me dije detaje për mediat. Kujtojmë që viti i shkuar u mbyll me analizën e 100 ditëve të para të punës së kabinetit “Rama 3”.

Partia Socialiste është në mandatin e saj të tretë në qeveri, ndërkaq në kampin opozitar ka përplasje mes kreut të PD Basha dhe ish-kryeministrit Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura