Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, SHBA: Serbia nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’i gjetur autorët e sulmit në Banjskë

Apr 22, 2024 | 18:37
SHPËRNDAJE

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është diskutuar situata në Kosovë.

SHBAAA

Aty foli edhe zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në OKB Robert Wood.

Wood tha se Serbia nuk e ka ndërmarrë asnjë përpjekje për t’i gjetur përgjegjësit e sulmit të Banjskës më 24 shtator.

“Liderin e proklamuar të serbëve Milan Radoiçiq. Është kritike që Serbia të punojë me KFOR-in për ta parandaluar edhe një sulm tjetër sikur ai i shtatorit të vitit 2023”, tha ai në fjalimin e tij.

Wood foli edhe rreth ndalimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë javën e kaluar, duke shprehur shqetësimin e madh.

“Jemi të shqetësuar me mungesën e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës që po hynin në Serbi, përfshirë edhe serbët që shërbejnë në Policinë e Kosovës”, tha Wood.

Përfaqësuesi i ShBA-së tha se e sheh këtë si kërcënim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura