Mbledhja e grupit, zbulohen porositë që Basha iu dha deputetëve: Të hënën të tregojmë që…

Dec 16, 2017 | 18:42
SHPËRNDAJE

Siç ishte bërë e ditur edhe më herët kryedemokrati Lulzim Basha mbledhjes me krerët e degëve të Partisë Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar.

Neës 24’, raporton se gjatë diskutimit me deputetet Basha mësohet të ketë thënë:

“Narko qeveria merr në dorë prokurorinë. Nuk ka pasur akt të tillë antikushtetues. Kjo është një asgjësim totali i reformës në drejtësi. Të hënë tregojmë jemi apo jo opozitë fasadë. Kjo është shpallje lufte kundër demokracisë”.

PD në protestë të hënën, ja çfarë iu kërkoi Basha krerëve të degëve të PD-së

Ka mbaruar mbledhja e kreut të PD-së Lulzim Basha me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe.

Mësohet se kryedemokrati iu ka kërkuar angazhimin për protestën e së hënës. Protesta e Partisë Demokratike kundër zgjedhjet së Kryeprokurorit do të mbahet ditën e hënë në orën 9:30.

Update/ Çfarë do të vendosë PD? Nis mbledhja e Bashës me krerët e degëve në selinë blu

Ka nisur mbledhja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me krerët e degëve të kësaj force politike në selinë blu.

Mbledhja me krerët nuk është një mbledhje e momentit të fundit por e planifikuar, raporton “News 24”. Po ashtu mësohet se kreu i PD-së Basha ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme me personat e ngushtë në Partinë Demokratike.

Update/Seanca për Kryeprokurorin/ Zbulohet skenari i PD-së e LSI, ja çfarë do ndodhë të hënën

Zbulohet levizja e radhes e Partise Demokratike diten qe Kuvendi i Shqiperise ka percaktuar ne axhenden e punimeve dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit te ri te vendit, qe do te pasoje ne detyre, Adriatik Llallen. Levizje qe i bashkohet edhe LSI-ja.

basha

Para mbledhjes urgjente qe PD-ja do të mbaje sot në orën 18:00 me grupin parlamentar, mesohet se kryedemokrakti Basha do te mbledhe kryetaret e degeve, nje ore me pare, per t’u komunikuar vendimin e rendesishem qe lidhet pikerisht me diten e hene dhe seancen per kryeprokurorin.

Burime per “Panorama” bejne me dije se para seances, rreth ores 09:30, PD-ja organzion nje proteste masive para Kuvendit te Shqiperise, ne te cilen ka ftuar jo vetem anetaresine dhe mbeshtetesit, por edhe gjithe shqiptaret qe duan nje kryeprokuror sipas ligjit e Kushtetutes.

Po sot, LSI ben me dije se “Neser ne oren 11.00 LSI mbledh Komitetin Drejtues Kombetar per organizimin e proteses se dites se hene”.

Mesazhi i Spahos 

“Panorama” zbulon mesazhin që kreu i grupit Edmond Spaho u ka dërguar deputetëve duke ju kërkuar të mos mungojnë nesër në mbledhje.

Grupi i PD

“Neser ne ora 18.00 zhvillohet mbledhja e grupit parlamentar. Asnje nuk duhet te mungoje”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Spaho.

Kjo mbledhje vjen pas përzgjedhjes së tre kandidaturave për prokuror të përkohshëm nga Partia Socialiste e cila ka vendosur që të zgjedhe ditën e hënë njërin nga këta kandidatë për këtë post të rëndësishëm. Edhe më ,herët opozita e ka quajtur si antikushtetues vendimin për zgjedhjen e një prokurori të tillë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura