Mbipesha rrit rrezikun e kancerit të mitrës, ja çfarë zbuloi studimi i ri

Apr 19, 2022 | 17:11
SHPËRNDAJE

Të qenurit mbipeshë rrit ndjeshëm rrezikut e kancerit të mitrës. Sipas një studimi të fundit, nëse një grua është e gjatë 1.65 metra dhe pesha e saj është 12.7 kilogramë më shumë se normalja, rreziku dyfishohet.

grua

Hulumtimi i financuar nga Cancer Research UK (CRUK) përfshiu 120.000 gra në Britani, SHBA dhe pesë vende të tjera.

Sipas organizatës, një peshë e shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e 13 llojeve të ndryshme të kancerit.

Gjenet dhe hormonet mund të jenë gjithashtu faktorë të tjerë.

Studimi i CRUK, shqyrtoi efektin e shtimit të peshës dhe zbuloi dy hormone, të lidhura me obezitetin dhe kancerin e mitrës.

Studiuesit shpresojnë që shkencëtarët në të ardhmen të mund të përdorin ilaçe për të rregulluar nivelet e këtyre hormoneve tek njerëzit që rrezikohen nga kanceri.

Mjekia Emma Hazelwood u shpreh: “Ky studim është një hap i parë interesant se si mund të përdoren analizat gjenetike për të zbuluar saktësisht se si obeziteti shkakton kancerin dhe çfarë mund të bëhet për ta trajtuar atë.”

“Studime si ky përforcojnë faktin se të qenit mbipeshë ose obez është shkaku i dytë më i madh i kancerit në Britani dhe mund të na ndihmojë të fillojmë të përcaktojmë pse-së”, tha doktoresha Julie Sharp. “Kjo do të luajë një rol kryesor në zbulimin e mënyrës se si të parandalohet dhe trajtohet kanceri në të ardhmen”.

Një në 36 gra në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga kanceri i mitrës dhe një në katër të diagnostikuar janë para menopauzës.

Simptoma më e zakonshme është gjakderdhja jonormale vaginale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura