Rama firmos marrëveshjen me 38 parti të majta dhe të djathta, mungon Milo, Dule e Ngjela

Apr 17, 2015 | 10:25
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka ftuar në selinë e Partisë Socialiste 37 parti të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e 21 qershorit. I pari që ka mbërritur në selinë rozë ishte Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, i cili ka marrë tri bashki nga marrëveshja e bashkëpunimit me PS. 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke hyre ne seline e Partise Socialiste, ne nje takim te organizuar nga kryeministri Edi Rama me aleatet e koalicionit te majte, ku kane diskutuar per kandidatet ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit

 Pas tij, Ervin Mete, kreu i G99, Petro Koçi kryetar i PSV91, e në fund Ilir Meta, por dhe një tjetër socialdemokrat i hershëm, Gaqo Apostoli. Në këtë tryezë mungonte kreu i PDS-së, Paskal Milo, i cili pret të konkretizuar zbatimin e marrëveshjes së 23 qershorit 2013 deri ditën e shtunë, kur ai do të mbledhë komitetin drejtues që do të vendosë për bashkëpunimin në këto zgjedhje. Edhe kreu i PliDr, Spartak Ngjela, mungonte në këtë tryezë. Por ajo që ra në sy ishte prezenca e sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, Rustem Preçi, në krah të Kryeministrit Rama. Burime pranë tryezës thanë se sot pritet që të ketë bisedime me Skënder Gjinushin për ta pasur edhe PSD pjesë të koalicionit të majtë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Gjithashtu, edhe kreu i PBDNj-së, Vangjel Dule, nuk mori pjesë në këtë tryezë. Shumica e partive pjesëmarrëse ishin ato që përbënë koalicionin më të madh zgjedhor të arritur ndonjëherë në 2013, me 45 parti. Një parti që është larguar nga koalicioni i djathtë, PAD, është rreshtuar me koalicionin qeverisës. Në një prononcim të shkurtër për mediat pas takimit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se ky është një koalicion gjithëpërfshirës.

“Koalicion shumë i gjerë, shumë gjithëpërfshirës. Dhe patjetër edhe për Tiranën, patjetër besoj se do të jetë një emër gjithëpërfshirës. Nuk ishim për emrin, firmosëm për koalicionin. Emri i koalicionit është shumë gjithëpërfshirës”. Kreu i Aleancës Demokratike, Eduard Abazi, dha arsyet e shkëputjes nga demokratët. “Aleanca Demokratike shkëputet nga PD, bëri negociatën me PS ,duke besuar se koalicioni i majtë do bëjë një proces zgjedhor sa më demokratik. Ne shkëputemi nga PD pasi provuam 4 vjet bashkëpunim jo të mirë me të”, tha Abazaj. Ndërkaq, PS91 e Petro Koçit tha se “Opozita është e dobët përballë sfidës elektorale.”

Deklaratat e djeshme 

“…koalicioni është shumë i gjerë dhe gjithëpërfshirës edhe për Tiranën do jetë shumë gjithëpërfshirës…s’ishim për emrin, ishim për koalicionin, emri për koalicionin është shumë gjithëpërfshirës”,- tha shkurt Meta per mediat.

PS-ja ka nënshkruar aleancën parazgjedhore edhe me partinë e Petro Koçit, PSV91.

“Koalicion që duket qartazi që është më i zgjeruar në krahasim me zgjedhjet e tjera, janë plus 40…Besueshëmria politike e mazhorancës vjen në rritje dhe opozita është e dobët përballë kësaj sfide elektorale”.

A munguan aleatët e hershëm?

PSD ishte aty dhe do të jenë edhe shumë parti të tjera që sot s’ishin në tryezë edhe për arsye teknike. 

Petro Koci

 Eduard Abazi: Shkeputemi nga koalicioni me PD

“Aleanca Demokratike bëri aleanacë për të mirën e qytetareve shqiptarë, që mazhoranca drejtuese ka vullnet për një proces sa më dinjitoz duke besuar në refomrat që ka ndërmarrë deri tani janë në rrugën e duhur…shkëputemi nga koalicioi i djathtë me PD, provuam një bashkepunim jo të mrië me të, s’gjetëm vullnet të mirë jo vetëm nga PD por as nga partitë e tjera qe bejne pjese ne te…nuk ka repslkutar asnjë nga pikat e marrveshjes sa herë kemi pasur zgjedhje. firmosëm marreveshje s’bëhet fjalë për premtime”,- tha Eduard Abazi.

Eduard Abazi

Zbardhet marrëveshja e PS-së me aleatët

Me angazhimin e përbashkët për t’i ofruar komuniteteve lokale një qeverisje vendore sa më të mirë, efikase dhe demokratike;

Me bindjen e përbashkët se reforma administrative territoriale është një mundësi e madhe për të ndryshuar tërësisht dhe në drejtimin e duhur shërbimet publike në cdo njësi vendore të Shqipërisë sonë;

Me vlerësimin e përbashkët, për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka decentralizimi dhe transferimi i kompetencave drejt njësive të qeverisjes vendore;

Me synimin e përbashkët, për t’u dhënë shqiptarëve në cdo cep të Shqipërisë mundësi të reja punësisimi dhe zhvillimi të sipërmarrjeve;

Me vullnetin e përbashkët, për të vazhduar reformimin e thellë të qeverisjes vendore;

Me vetëdijen e përbashkët, për domosdoshmërinë e intensifikimit të proçesit të integrimit të Shqipërisë në Familjen Europiane, përmes zgjerimit të konsensusit politik;

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura