Mbetet e pandryshuar norma bazë të interesit për Lekun

Sep 2, 2015 | 16:16
SHPËRNDAJE

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi në mbledhjen e së mërkurës, Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.

Banka_e_shqiperise_e_reSipas njoftimit të BSH-së, pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.00%.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura