“Mbështetje për sektorët që rrisin punësimin”

Oct 31, 2012 | 12:27
SHPËRNDAJE
Edmond Haxhinasto

Qeveria duhet të ndryshojë politikat e saj mbështetëse ndaj biznesit dhe sidomos duhet të jetë e orientuar ndaj sektorëve që kanë peshën më të madhe në punësim. Ka qenë kjo një nga pikat ku është ndalur kreu i Ministrisë së Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, gjatë fjalës së tij dje në konferencën që kishte për bazë konkurrueshmërinë. “Kemi nevojë për një rishikim të politikave të ndihmës shtetërore, dhe jo vetëm për orientimin e tyre për të vlerësuar sektorët që ato kanë mbështetur, por mbi të gjitha, për një koordinim të tyre me politikat fiskale, për një koordinim të tyre edhe me politikat e punësimit, pasi për Shqipërinë është shumë e rëndësishme që çdo kontribut, çdo mekanizëm që jepet në drejtim të rritjes ekonomike, të lidhet ngushtë edhe me punësimin”, tha Haxhinasto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura