Në intervistën e tij të parë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, Kilië Mbape ka deklaruar se dikur ndiqte Milanin. Në fjalën e tij, 18-vjeçari, i transferuar te PSG-ja për 180 milionë euro, tha:
“E di që jam i ri, por unë jam rritur duke parë Milanin e Kakasë dhe Shevçenkos. Kush e do sportin si unë, e di se sa mitik është futbolli italian. Sigurisht ka kaluar një krizë, por nëse po rilind është edhe falë projekteve ambicioze të Milanit dhe Interit”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al