“Mazhoranca përdor situatën në PD për të denigruar kundërshtarin”/ Zyrtarja e KRIIK në “Panorama TV”: Zhvillimi i tenderave nga bashkitë, për qëllime elektorale! Ligji…

Mar 30, 2023 | 16:24
SHPËRNDAJE

Zyrtarja e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Antuela Male e konsideron një përdorim për qëllime elektorale zhvillimin e tenderave nga bashkitë në prag të zgjedhjeve vendore.

male

Në një intervistë për “Panorama TV”, ajo deklaroi se ligji zgjedhor nuk e ndalon zhvillimin e tenderave, por vetëm lidhjen e marrëdhënieve me PPP. Por, vijoi Male, zhvillimi i tenderave nga një kryetar bashkie që është edhe kandidat, e shton më shumë dyshimin se kjo bëhet për qëllime elektorale.

Male u ndal edhe tek situata e Partisë Demokratike, ku sipas saj, ka ndikuar në situatën e opozitës në vend. Zyrtarja e KRIIK deklaroi se kjo situatë është shfrytëzuar edhe nga mazhoranca për të goditur kundërshtarin e tyre politik.

Male: Fushata ka filluar dhe nuk është e kufizuar në atë 30 ditëshin para zgjedhjeve. Nuk ka një fushatë të kanalizuar në programet të partisë. Karakteri i këtyre zgjedhjeve, pavarësisht diskursit politik, karakteri i zgjedhjeve është administrativ. Do duhet të shkojë me oferta konkrete elektorale për qytetarët shqiptarë. Situata në PD nuk ka ndihmuar në këtë proces zgjedhor, krijon një paqartësi në situatën e opozitës në vend, në partinë më të madhe opozitare. Përdoret nga pozita si element për të denigruar kundërshtarin dhe për të kanalizuar të gjithë retorikën elektorale tek problemet e brendshme të partive të tjera dhe jo tek oferta e tyre.

Pyetje: Punësime fiktive?

Male: Ne s’kemi pasur një fokus në pjesën e punësimeve, sepse sigurisht që duhen burime shtesë, por edhe për faktin se është e vështirë të kuptosh mekanizmin si ndodhë. Ka pasur denoncime në KQZ për punësime dhe rritje fiktive. Është një problem që nga gjithë kontektet vjen, por është e vështirë të faktohet në letra.

Pyetje: Tenderi i Bashkisë së Durrësit,  a është shkelje e garës?

Male: Patjetër që qëllimi i gjithë mekanizmit të implementimit të mospërdorimit të burimeve shtetërore në fushata elektorale është garantimi i barazisë së armëve në garë. Ky është qëllimi kryesorë. Tenderat e publikuara nga bashkitë në kohët e fundit, jo vetëm Durrësi pasi janë dhe disa bashki të tjera që kanë publikuar tendera, janë në të njëjtën situatë si premtimet dhe aktet nënligjore që ju përmenda më herët lidhur me artikulimet e kryeministrit. Ligji në pikën e tij ndalon vetëm lidhjen e marrëveshjeve për PPP, në periudhën 4 muaj para zgjedhjeve. Nuk ka ndonjë ndalim tjetër sa i përket pjesës së dhënies së tenderave. Gjëra të tilla dhe qenia në detyrë të kryetarëve të bashkive dhe kandidatë dhe shfrytëzimi i këtij posti për të bërë tendera të cilat kanë më shumë funksione elektorale sesa realisht një funksion që i përket qytetarëqve, e cënon mekanizmin e mospërdorimit të burimeve shtetërore. Është një përdorim i tyre dhe këtij institucioni në funksion të fushatës elektorale të PS-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura