Maxhoranca te Ekonomia rrëzon Bahri Shaqirin për në krye të KLSH-së: Nuk plotëson kriteret

Jan 29, 2019 | 11:23
SHPËRNDAJE

Shumica në Komisionin e Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta, duke mos e miratuar kandiaduturën e Bahri Shaqirit për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

shaqiri te ekonomia

 

Pas votimit, deputetët e shumicës kanë rrëzuar emrin e zgjedhur nga presidenti Meta, ndërkohë që kreu i Komisionit, Arben Ahmetaj ka nënvizuar si mangësi kryesore mospërvojën e tij në fushën financiare dhe të auditit, si kriter i pazëvendësueshëm për atë që do të jetë në krye të KLSH-së.

ahmetaj

“Plotëson kushtin per arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH. Angazhimet janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH. Eksperienca në legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera. Ai është larg specifikës financiare dhe auditimit, financiar, i performancës etj. Kështu që duke iu referuar të gjithë tagrit kushtetues të këtij komisioni, ky komision, i dërgon seancës për mosmiratimin e kandidaturës së tij”- tha Ahmetaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura