VIDEO/ Ylber Ramadani rikthehet titullar pas problemit shëndetësor, Leçe i merr pikë Kaljarit në transfertë

May 5, 2024 | 16:16
SHPËRNDAJE

Leçe e Ylber Ramadanit ka marrë 1 pikë pas barazimit në transfertën me Kaljarin.

e305b488-5a30-4c33-9c90-e7d0eef2a424

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit falë golit të Mina në minutën e 26-të.


Në të 44-ën skuadra e Ranierit ngeli me 10 lojtarë për shkak se Gaetano u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkohë baraspesha u kthye në të 84-ën nga Krstoviç.

Edhe pse skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores nuk ja dolën. Pas kësaj sfide, Leçe renditet në vendin e 13-të me 37 pikë dhe Kaljari në të 14-in me 33 pikë.

Rikujtojmë Ramadani mungoi dy ndeshje për shkak të një problemi me shëndetin (infeksion në qafë) ndërsa sot ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 72-të për ti lënë vendin Almqvist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura