Maxhoranca dhe opozita miratojnë me konsensus kërkesat e Komisionit ‘TIMS’! Salianji batuta me socialistët: Të mërzitur ka? Po të lumtur?!

Apr 19, 2024 | 11:00
SHPËRNDAJE

Maxhoranca dhe opozita kanë miratuar me konsensus kërkesat e Komisionit e ‘TIMS’ gjatë mbledhjes së sotme. Gjatë votimit, kryetari i Komisionit Hetimor ka shkëmbyer batutat me socialistët.

salianji

Pjesë nga diskutimi në mbledhje:

Salianji: E hedhim në votim siç është propozuar, ta integrojmë në një kërkesën, duke hequr tek pika 3 “ju lutem na vendosni në dizpozicion kodet e fashikullit hetimor”. Kjo pjesë do të hiqet kërkesa për informacion dhe do ta dërgojmë të integruar në 1 siç është dakordësuar nga të gjithë.

Kush është pro? Kundër? 1. Abstenim? Të mërzitur? S’kemi çfarë i bëjmë. E shpjegova paraprakisht. Po të lumtur ka?

Blerina Gjylameti: Po

Salianji: Është 1, Blerina. Të tjerët nuk e shprehën. Të lumtur, jo vetëm të mërzitur. E shpjegove paraprakisht por mund edhe ta shpjegosh votën kundër.

Blerina: Bëhuni pak pozitivë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura