Matura 2016, rregullat e reja për zhvillimin e provimeve

Feb 10, 2016 | 14:15
SHPËRNDAJE

Me ndryshimin e mënyrës së pranimit të maturantëve në universitete sipas ligjit për arsimin e lartë, edhe procesi i provimeve të Maturës u është përshtatur këtyre ndryshimeve.

Gazeta siguron udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, në të cilin detajohet i gjithë procesi i Maturës Shtetërore 2015- 2016. Të pesë provimet, tre me detyrim e dy me zgjedhje, qëndrojnë edhe këtë vit, por me një ndryshim.

Universiteti Politeknik Tirane
Universiteti Politeknik Tirane

Ato nuk janë më përcaktuese për rekrutimin e kandidatëve në universitete, por janë ‘dalëse’, ose kusht për të marrë diplomën e pjekurisë. Rëndë- sia e tyre qëndron në faktin se universitet, me formulën e pranimit u kanë dhënë vlerën përkatëse, të ndryshme për secilin fakultet.

Maturantët e sivjetmë dhe ata të viteve të kaluara duhet të plotësojnë vetëm një formular, atë A1/ A1Z, ku të përcaktojnë lëndët me zgjedhje që i orientojnë drejt profileve ku aspirojnë të ndjekin studimet. Gara për të zënë një vend në universitet, sivjet u kalon këtyre të fundit të cilët kanë shpallur kriteret dhe kuotat për pranimet e studentëve për vitin e ardhshëm akademik.

UDHËZIMI

Janë 24 lëndë, nga të cilat maturantët duhet të zgjedhin jo më tepër se dy, të cilat duhet të përkojnë me profilin e shkollës që duan të ndjekin, proces që duhet të kryhet pasi ata të njihen me kriteret e shpallura. Në udhëzimin e ri, ndryshon mënyra e përcaktimit të tyre duke hequr si kusht numrin e krediteve.

“Maturanti ose kandidati të zgjedhë provimet me zgjedhje sipas këtyre kritereve: a)nga lista e lëndëve me zgjedhje maturanti i shkollave artistike/koreografike ka të drejtë të zgjedhë: lëndën e parë nga grupi i lëndëve II vetëm për shkollat artistike dhe lëndën e dytë nga grupi i lëndëve për të gjitha shkollat e mesme. b) Maturanti kur zgjedh një lëndë të thelluar nuk mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë, me përjashtim të Gjuhë Shqipe-Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e Huaj”, përcaktohet në pikën 3 të udhëzimit për Maturën. As këtë vit nuk do të ketë një shans të dytë për t’u ritestuar ata që kanë dhënë një provim e që janë vlerësuar me notë minimale, mbi 4.5.

Të drejtën për t’u futur në provimet me zgjedhje e kanë vetëm mbetësit apo ata që nuk janë futur në provim. Për kandidatët e Maturës së vitit 2012 që kanë zgjedhur 3 lëndë me zgjedhje, por kanë mbetur në njërën prej tyre, nuk janë të detyruar ta japin atë provim, por të garojnë direkt për në fakultete.

Të gjithë maturantët që kalojnë me sukses këtë proces, kanë të drejtë të aplikojnë për studimet e larta që këtë vit do të kryhen te qendra e shërbimeve arsimore, institucion që ngrihet rishtazi me hyrjen në fuqi të ligjit dhe që koordinon procesin e aplikimit në institucionet e arsimit të lartë.

BESARTA BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura