Mashtroi një qytetar se do ta ndihmonte me pronat në Hipotekë, kush është korçarja e arrestuar sot

Aug 15, 2018 | 11:45
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës ka ndaluar një shtetase e cila ishte shpallur në kërkim, dhe ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg për “Mashtrim, i kryer në bashkëpunim”.

Specialistët e Seksionit për Krimin ekonomik-financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetases në kërkim: Valbona Musa, 49 vjeçe, banuese në Korçë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ndalimi i saj u bë nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1 në Tiranë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 608 datë 27.10.2015, e ka dënuar këtë shtetase me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Në muajin Maj të vitit 2014, kjo shtetase në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nëpërmjet mashtrimit i kanë përvetësuar shtetasit F.M një shumë lekësh,  duke i premtuar këtij të fundit, se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave të tij në ZVRPP-Korçë dhe pajisjen me çertifikatë pronësie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura