Mashtrimi me vizat në Kanada, Rreshka nga qelia: Do t’i kthej paratë

May 5, 2016 | 20:18
SHPËRNDAJE

Një nga tre të arrestuarit për skemën e mashtrimit me vizat në Kanada, Klevis Rreshka, ka premtuar nga qelia se me të lënë atë do të merret personalisht që t’i kthejë paratë të gjithë personave që kanë aplikuar për punësim në Kanada.

Klevis Rreshka
Klevis Rreshka

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Rreshka shkruan se sapo të lirohet do të punojë që të kthehen paratë mbrapsht.

“Të nderuar miq për shkak të skandalit të kompanisë ANDLAN ndodhem në masë arresti 1 muaj burg.

Sapo të lirohem do merrem personalisht me çështjen e anulimit të konferencës pak ditë më parë.

Personalisht do merrem edhe me çështjen e kthimit të parave. Faleminderit për durimin dhe mbështetjen”. Bëhet fjalë për një koferencë të “Vision for National Development LLC”, organizatë ku ai vetë është president.

RreshkaKlevis Rreshka u arrestua nga Policia e Tiranës, si pjesë e mashtrimit të rreth 60 personave që kanë denoncuar agjencinë në fjalë. Por ai vetë ka mohuar të ketë qenë pjesë e kësaj skeme, ndërsa ka deklaruar se kompaninë ANDELM e ka blerë për vetëm 1 euro.

Ai kishte njohje me vajzën e pronares. Lule Makashi dhe vajza e saj Adeila u arrestuan në Kanada. Vajza e saj po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa Lule Makashi ndodhet në masë sigurie “arrest me burg”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura