Masat ndaj koronavirusit/ Pezullohet pa afat transporti publik në Tiranë

Mar 11, 2020 | 21:49
SHPËRNDAJE

Duke nisur nga dita e nesërme, transporti publik në Tiranë do të jetë i bllokuar pa afat.

Lajmi është bëri i ditur nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimimin e përhapjes së virusit COVID-19.

f5d3eeb8-a2f6-4add-b505-b2b27996ff2d

Pezullimi përfshin përveç linjave qytetase edhe ato që lidhin Tiranën me ish-komunat por edhe ato me Kamzën dhe Vorën.

Njoftimi i plotë i bashkisë:

Për sa më sipër, prej orës 05:00 të ditës së nesërme, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

– Shërbimi i transportit qytetas (linjat brenda qytetit të Tiranës);

– Shërbimi i transportit rrethqytetas (linjat që lidhin qytetin e Tiranës me ish njësitë administrative/ komunat);

– Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes (linjat që lidhin Bashkinë e Tiranës me Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës).

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masën e pezullimit të përkohshëm të këtyre shërbimive të transportit, por gjykon se masa është e domosdoshme për të rritur efiçencën e sistemit të mbrojtjes ndaj përhapjes së mëtejshme të virusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura