Masat e reja kundër Covid/ Binaj: Ne kemi përgatitur disa skenarë! Kreu i Urgjencës: Nuk kemi arritur ende pikun, infektimet do të rriten

Nov 17, 2020 | 23:33
SHPËRNDAJE

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Silva Bino foli nëse vendi do t’i nënshtrohet masave kufizuese më intensive.

Infektivi vdekje-pacientët-koronavusi-8

Ajo tha se deri më tani, Komuniteti i Ekspertëve është mjaftuar me masat e pjesshme, të konsideruara si me intesnistet mesatar. Por nëse gjendja përkeqësohet, Bino theksoi se janë gati disa skenare.

Ne kemi përgatitur disa skenarë, duke marrë parasysh shfrytëzimin e shtretërve. Në bazë të këtyre skenarëve, janë masat për intensitetin e lartë, që është bllokimi i plotë, por edhe masa të pjesshme. Këto janë bllokime të pjesshme, ky bllokim nga 22:00 deri në 6:00. Të gjitha këto janë elemente të rëndësishme. Para së gjithash është jeta e njeriut. Kur bën efektivitetin e një programi e mat me numrin e vdekjeve. Gjithnjë ky është një element i rëndësishëm”, tha Bino.

Së fundmi janë marrë disa masa të pjesshme, si kufizimi i lëvizjeve duke filluar nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit, mos lejimi i mbledhjeve me më shumë se 10 persona në ambientet e mbyllura apo të hapura; tubimet dhe konferencat politike, si edhe ndalimi i festave apo ceremonive martesore”.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se shifrat në rritje të rasteve Covid do të vazhdojmë t’i shohim edhe për disa javë të tjera.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Brataj pohoi se kur fillon ngritja vijimësinë e saj do ta shohim në të paktën 3-4 javë.

Mjeku tha  se edhe rezultatet e masave duan minimalisht një periudhë 3-javore, ndërsa u shpreh se ende nuk kemi arritur pikun e infektimit.

“Masat që merren duhet të presësh rezultatin. Masa e mbylljes së orarit 1 javë ka që është vënë. Minimumi pas 3 javësh mund të jenë rezultatet. Deri sa po rritet numri, nuk jemi në pikun. Kur fillon ngritja, do presësh ato 3-4 javë sepse siç fillon dëmi, ashtu do të paraqitet. Në qoftë se e bëjmë dëmin sot, do të vazhdojë të paktën 1 muaj kurbën e ngritjes”, tha Brataj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura