Masakrimi i qenit me sëpatë nga i riu, reagon Tahiri: Për çfarë nuk më dëgjoi Parlamenti një vit më parë

Oct 4, 2017 | 22:35
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, lidhur me videon e publikuara në mediat sociale ku një i ri ka masakruar me sëpatë një qen. Tahiri shkruan se po rritet një rrace e dhunshme që mund të jenë kërcënim për shoqërinë.

“Nje rrace e re dhunuesish po rritet. Sot me nje qen, neser me nje shok a familjar, e keshtu pa mbarim.

Thuajse 1 vit me pare propozova nje p/ligj per mbrojtjen e kafsheve nga dhuna, por PARLAMENTI NUK DEGJON.
Me mbetet ta risjell perseri ne vemendje, me shpresen se te gjithe ata qe nga kjo e sotmja jane neveritur e frikesohen nga e ardhmja, te gjejne kohe te behen bashke e te detyrojne parlamentin te marre ne shqyrtim e te miratoje nje ligj per te ndalur perfundimisht masakren ndaj kafsheve” shkruan Tahiri.

 

22221793_10214802200388970_6693304755327864839_n 22221544_10214802200268967_6285361892411804425_n 22221952_10214802200308968_2865475972769975385_n 22221680_10214802200428971_3219400740616833379_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura