MASAKRA TE SHKENCAT/ Killeri italian, pjesë e Kamorras në Napoli

May 29, 2015 | 21:38
SHPËRNDAJE

Për drejtësinë italiane emri i Salvatore Letizia- s është mjaft i njohur. “Panorama” shkruan se përveç dy rasteve ku ai ka pasur përballje direkte me Policinë napolitane, një herë si i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe herën tjetër si i plagosur, ndaj tij ende nuk janë mbyllur hetimet për pjesëmarrje në organizata mafioze. Letizia konsiderohet si kapoja i një prej klaneve mafioze të Kamorras, që njihet me emrin Piccolo-Letizia.

Atentati ne Tirane, siper majtas italiani Letizia

Gjithashtu ai është nipi i Armando Letizia, aktualisht 61 vjeç, i arrestuar me bujë në Napoli në vitin 2009, si një prej urdhëruesve kryesorë të vrasjeve për llogari të Kamorras dhe pjesë e një prej familjeve më të mëdha mafioze. Në vitin 2001, ditën e Shën Valentinit, ai është plagosur në këmbë, gjatë një shkëmbimi zjarri me automatik, ku mbeti i vrarë në derën e shtëpisë shoku i tij, Ferdinando Latino.

Kjo ngjarje ndodhi gjatë një përleshjeje të armatosur mes dy klaneve të Kamorras, klanit Piccolo- Letizia dhe atij Belfore. Policia italiane arrestoi për këtë ngjarje 10 persona, ndërsa Salvatore Letizia arriti t’u shpëtonte prangave. Por 6 vjet më vonë, nuk e pati këtë fat.

Më 21 janar të vitit 2007, ai u arrestua në një zonë industriale të Napolit, bashkë me mikun e tij Giovanni Timbone, pasi u kapën me pistoleta që ua kishin fshirë numrat serialë. Ata u ndaluan nga grupi i Antimafies dhe në momentin e arrestimit Letizia mbante veshur një jelek antiplumb.

Mediat italiane kanë shkruar disa herë rreth bëmave të tij, duke e konsideruar si një person mjaft të rrezikshëm, vrasës gjakftohtë dhe shumë të fuqishëm, i mbështetur nga klani kamorrist që ai drejtonte.

Megjithatë, atë që nuk arriti ta bënte drejtësia italiane, duket se do e bëjë Prokuroria shqiptare, pasi tashmë ka prova të mjaftueshme që Letizia të akuzohet për vrasje. ETLEVA DELIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura