Masakra në Nice/ Arrestohen një burrë dhe një grua të dyshuar

Jul 17, 2016 | 10:05
SHPËRNDAJE

Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Nice të Francës, pasi ka dyshime se kanë lidhje me sulmin gjatë Festës së Bastijes. Lajmi është konfirmuar nga burimet gjyqësore franceze dhe transmetuar nga mediat ndërkombëtare.

nice sulm

Arrestimet e orëve të fundit e çojnë në shtatë numrin e atyre që janë vënë prapa hekurave si të dyshuar në lidhje me sulmin vdekjeprurës që tronditi botën.

Më shumë se 80 persona humbën jetën kur një i ri tunizian, i quajtur Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, drejtoi kamionin mbi turmën e njerëzve të enjten në mbrëmje duke i shtypur dhe hapur zjarr mbi ta.

Shoferi u qëllua për vdekje nga policia. Sakaq, i ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura