Masakra në Elbasan/ “Tre ditë para sulmit, Policia postbllok afër lokalit”

Feb 6, 2016 | 17:25
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Sali Berisha vazhdon që të akuzojë Policinë e Shtetit dhe ministrin Tahiri për Masakrën në Elbasan.

kamera-elbasanNë një status në “Facebook”, Berisha publikon një sms nga një qytetar që i thotë se Policia ngriti një postbllok para lokalit ku ndodhi ngjarja 3 ditë para se të ndodhte masakra.

Ky qytetar i shkruan Berishës se ngjarja nuk ka lidhje me hakmarrjen, por lidhet me larjen e hesapeve të drogës. Sipas tij, të gjithë postblloqet pas ngjarjes janë vënë 40 minuta me vonesë, ndërsa rrugët për në Gramsh, Cërrik, Dumre janë lënë të lira për një kohë edhe më të gjatë.

SMS-ja drejtuar Berishës

“Doktor ju pershendes! Ne vrasjen e El ka nje seri detajesh. Tre dite para, Renea ose nderhyrja e shpejte organizojne nje postbllok para atij lokali ku u be vrasja me police qe kishin te njejten veshje me ato qe bene vrasjen.

Vendi nuk eshte i persjtatshmem per postbllok.

Kane qendruar rreth gjysem ore duke be kontrolle dhe jane larguar. Postblloqet ne drejtim te librazhdit dhe Peqinit jane vendosur se paku 40’pas krimit nderkoh drejtimet Gramsh, Cerrik, Dumre jane lene te lira per kohe edhe me te gjate! Ardhja e Tahirit ne Elbasan beri qe policia te perqendrohet me sigurimin e VIP-t dhe jo me gjetjen e vraseve

Eshte e vertete qe dy familjet Capaj dhe Mema kane qene dhe jane ne hasmeri por ne Elbasan masakren nuk e lidhin nuk e shohin si akt hakmarrje por si larje hesapesh per zotrimin e piste kryesore te droges, me respekt Gj.S”, shkruan mesazhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura