Masakra/ Bashkia Selenicë merr vendim: E hëna ditë zie, 12 mln lekë për familjet e viktimave (Dokument)

Aug 11, 2018 | 13:14
SHPËRNDAJE

Një ditë pas masakrës me 8 viktima, Bashkia e Selenicës ka marre dy vendime te rendesishme pas nje mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Gazetarja e “Panorama”, Etleva Delia, raporton nga Selenica, se Këshilli Bashkiak ka vendosur ne nje mbledhje jashtë rendit të planifikuar, në kushte të urgjencës, per shpalljen e nje dite zie dhe per mbulimin e shpenzimeve te varrimit.

38600590_1062678477229040_2897289082801487872_n (1)

Keshilli ka vendosur te shpalle diten e hene, dite zie, nderkohe qe ka akorduar nje fond prej 12 milione lekesh per mbulimin e shpenzimeve te ceremonive të varrimit për 8 viktimat, pjesë e dy familjeve Zykaj, që u vranë mbrëmë nga kushëriri i tyre, Ritvan Zykaj.

Mesohet se 5 nga viktimat e mbremshme kane qene me ndihme sociale nga Bashkia e Selenices per shkak te veshtiresive dhe pamundesise ekonomike per te mbajtur familjet.

vendimi vendimi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura