Martesa maratonë e Sinan Hoxhës, 3 dasma, 1000 të ftuar, nesër ceremonia me familjen

Aug 29, 2015 | 11:09
SHPËRNDAJE

sinan-1-e1440711377692
Mbrëmja e së enjtes ishte një datë e shënuar në kalendarin e eventeve VIP të Tiranës. Sinan Hoxha, një prej emrave më të lakuar të skenës shqiptare, me një karrierë të gjatë e shumë të suksesshme ndër vite, celebroi me martesë lidhjen 2- vjeçare me bukuroshen nga Kumanova, Andrra Destani.

Në një festë me 350 të ftuar, ku shumica ishin personazhe publike, Sinani dhe Andrra i thanë “Po”-në e përjetësisë njëri-tjetrit. Ata iu përgjigjën njëzëri pyetjes së zonjës së Bashkisë, Eda Turku, fjalët e së cilës shoqëroheshin nga tingujt e bukur të pianos mbi të cilën luante Robert Radoja. Ceremonia që nisi në orën 20:00 të së enjtes u organizua nga “Geraldina Sposa”, ndërsa për ndriçimin u kujdes Eptan Lohja, ndaj jo më kot çdo element ishte i kuruar në detaje.

Nusja hyri në sallë me një fustan të stilistit Valdrin Sahiti, ndërsa gjatë mbrëmjes veshi një prej brand-eve të njohura të “Geraldinës”. Hyrja e çiftit u shoqërua me ovacione të shumta, ndërkohë që luhej “Love me like you do” nga violinçelisti Iljard Shaba. Këngëtarja që hapi dasmën ishte Artiola Toska, e cila përmbushi kështu një pretim që i kishte bërë kolegut të saj në muzikë vite më parë.

Përpara se të fillonte muzika, Sinani kërkoi fjalën për të falënderuar të gjithë miqtë e tij nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e deri në Australi. Ai tha se në këto 16 vite karrierë, është mësuar të jetë një mik i mirë për të gjithë, ndaj dhe iu lut që vetëm për atë natë të harronin inatet e vjetra dhe të gëzonin të gjithë me njëri-tjetrin.

Ishin Rozana Radi dhe Soni Malaj, dy mikeshat e ngushta të këngëtarit, ato që hapën dasmën me kërcimet popullore. Por, siç mund ta merrni me mend, nata ishte shumë e gjatë dhe mikrofoni kaloi dorë më dorë nga Artiola Toska te Bujar Qamili, Shyhrete Beluli, Sinan Vllasaliu, Ramadan Krasniqi, Muharrem Ahmeti, Ermal Fejzullahu etj.

E duke ndjekur traditën, të gjithë të ftuarit hidhnin para për çiftin e ri sa herë çohej për të kërcyer. Shumë persona të njohur shkuan në dasmë, mes të cilëve: Irma Libohova, Manjola Nallbani, Gili, Gjyste Vulaj, Greta Koçi, Genta Ismajli, Gold Ag, Nora Istrefi e Robert Berisha, Ermal Fejzullahu, Maja Aliçkaj, Samanta Karavella, Joni Peçi, Inis dhe Ingrit Gjoni, Çiljeta Xhilaga, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, Olti Curri, Zaimina Vasjari, Elgit Doda, Noizy, Kastro Zizo, Rozana Radi, Soni Malaj, Seldi Qalliu, Klodiana Shala etj.

Momenti i prerjes së tortës nga çifti u shoqërua nga një spektakël i madh fishekzjarrësh. Dhe nuk ka përfunduar me kaq, pasi nesër në mbrëmje Sinani do të organizojë ceremoninë e fundit me familjarët, duke e çuar në total 1000, numrin e të ftuarve në tri ceremoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura