Marrëveshja për dozat anti-Covid/ Ilir Meta dekreton tre aktet normative të mazhorancës: Të informohen qytetarët për vaksinën dhe…

| 13:01
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre aktet normative të miratuara nga mazhoranca në Parlament lidhur me qasjen e Shqipërisë te vaksinat anti-Covid dhe marrëveshjen me kompaninë Pfizer. 

Po ashtu autorizohen si negociatorë në këtë proces ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministripër Rindërtimin Arben Ahmetaj.

ilir-meta-zadeja

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi.

“Transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje,

–   Ligjin nr. 1/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 38, datë 31.12.2020, të Këshillit të Ministrave “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë””.

–  Ligjin nr. 2/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë””.

–  Ligjin nr. 3/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik””.

Presidenti i Republikës, i bën thirrje Qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë, me qëllim efektivitetin e saj.

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi.

Transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.