Maratona e Tiranës të dielën, 130 ushtarakë do sfidojnë sportistët profesionistë

Oct 11, 2019 | 10:58
SHPËRNDAJE

2fe029e6-f4ff-4aa0-b496-8594ef19b84e

Maratona e së dielës premton jo vetëm argëtim dhe festë, por edhe një garë të fortë sportive. Dhe këtë e garanton pjesëmarrja e shumë profesionistëve nga vendi dhe 42 shtete të ndryshme nga mbarë bota, por edhe grupimeve të tjera vrapuesish që përfaqësojnë institucione të ndryshme siç janë edhe Forcat e Armatosura.

5dfe360e-3bfe-4d2f-abc8-3697a977e8ca

Plot 130 ushtarak do të provojnë veten të dielën që të sfidojnë edhe vrapuesit profesionist në një garë rezistence siç është ajo Gjysmë-Maratonës. Prej ditësh ata kanë nisur përgatitjet për të sjellë trupin dhe muskujt në kondicionet optimal në mënyrë që e diela ti gjejë gati.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku Veliaj, i cili ka publikuar edhe një video nga seancat e përgatitjes në Parkun e Madh të Liqenit.

“Pa shiko kush po përgatitet për Maratonën e Tiranës? 130 efektivë të Forcat e Armatosura të Shqipërisë, janë gati për të garuar më 13 tetor”, shkruan Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura