Manjani: Po verifikojmë denoncimet për korrupsion për gjyqtarin Stavri Kallço

Dec 11, 2015 | 12:52
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot se po verifikohen të gjitha denoncimet për korrupsion që janë bërë ndaj gjyqtarit Stavri Kallço.

Ylli-Manjani3

Gjyqtari i Apelit akuzohet se ka shkelur ligjin teksa ka shqyrtuar në shkallën e dytë të gjyqësorit të njëjtën çështje që kishte shqyrtuar në gjykatën e shkallës së parë mbesa e tij.

Sipas ministrit Manjani nëse do të verifikohet rasti i konfliktit të interesit do të merren masa ndaj gjyqtarit.

“Do respektohen procedurat. Do verifikojmë konfliktin e interesit për gjyqtarin. Konflikti i interesit është i dënueshëm. Do verifikojmë denoncimet në media për gjyqtarin. Nëse ka shkelje do propozojmë masë disiplinore.”­ deklaroi Manjani.

Gjyqtari Stavri Kallço është denoncuar nga 3 qytetarë për vendime arbitrare. Të parët që akuzuan gjyqtarin ishin prindërit e 28­vjeçarit Klement Hoxhallari, të vrarë një vit më parë. Ata pretendojnë se gjyqtari Kallço, e la të lirë vrasësin e djalit të tyre në këmbim të parave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura