Mançesteri do Mesut Ozilin nga madrilenët

Nov 30, 2012 | 12:11
SHPËRNDAJE

Mesut Ozil është rikthyer në radarin e Mançester Junajtid pas lajmeve se ai po mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”. Ylli gjerman, i cili erdhi me bujë të madhe në skuadrën e Murinjos dy vite më parë, nuk po gëzon më statusin e fantazistit të pazëvendësueshëm të Realit dhe pas mbërritjes së Modriçit, ka provuar edhe shijen e stolit. Edhe pse Mesut nuk luan në pozicionin e mesfushorit kroat, këtë sezon portugezi e ka bërë shpesh “kokë turku” në ndryshimet e tij taktike. “The Sun” publikonte një ditë më parë se Aleks Ferguson u ka kërkuar menaxherëve të tij t’i mbajnë nën monitorim zhvillimet për 24-vjeçarin. Trajneri dëshiron që të jetë i pari në radhë për të marrë shërbimet e mesfushorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura