“Mami është rrëzuar”- Si 4-vjeçari i shpëtoi jetën nënës së tij, kur mbërriti ambulanca… Merr certifikatë mirënjohje

Sep 6, 2022 | 11:02
SHPËRNDAJE

Një djalë katërvjeçar australian ka shpëtuar nënën e tij, duke telefonuar urgjencën. Monty Cocker telefonoi në numrin e urgjencës duke u thënë: “Mami është rrëzuar”.

Monty Cocker

“Kur mbërritëm në adresën e dhënë, ai ishte në dritare… duke na bërë me dorë”, tha ndihmësmjeku Mark Small.

Brenda banesës, Monty me qetësi i tregoi ekipit të mjekëve se nëna e tij Wendy kishte pësuar një krizë.

Bluzat e bardha u kthyen në shtëpinë e tij në Launceston, të martën për t’i dhënë vogëlushit një certifikatë mirënjohjeje.

Wendy Cocker u tha gazetarëve që Monty e dinte se kishte bërë një gjë të mirë, por kishte minimizuar rolin e tij, duke u thënë miqve se ishte “e lehtë”.

“Gjyshja e tij erdhi dhe tha: “Ku është superheroi?” Dhe ai tha: “Oh jo, unë nuk jam superhero. Unë jam thjesht një hero”, tregoi ajo.

Një ditë para incidentit, e ëma i kishte mësuar 4-vjeçarit se si të telefononte ambulancën. Por nuk priste që i biri t’i fitonte kaq shpejt njohuritë.

Wendy tregoi se nuk ndihej aq mirë dhe po përpiqej të telefononte bashkëshortin, por më pas nuk mbante mend asgjë.

“Kur erdha në vete ambulanca ishte aty, jam shumë krenare për të”, tha ajo.

Smalls shtoi: “Kam qenë ndihmës mjek për 13 vjet dhe kam rastisur me fëmijë më të që telefonojnë ambulancën, por kurrë, kurrë një katërvjeçar.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura