“Mamaja ime shkonte me Hitlerin”/ Intervista e sekreteve e vajzës së aktores së preferuar të Fuhrerit

Aug 28, 2018 | 22:48
SHPËRNDAJE

Aktorja e ndjerë Romy Schneider besonte se mamaja e saj Magda, flinte me Adolf Hitlerin.

Deklarata u bë në një intervistë me gazetarin gjerman Alice Schwarzer në vitin 1976, pesë vjet para se të Romy të ndahej nga jeta.

Por Shvarceri, më në fund ka deklaruar do të publikojë gjithë intervistën, ku Romy hapi kapakun e sekreteve të saj më të thella.

Schwarzer tha: “Ishte e bindur se nëna e saj kryente marrëdhënie seksuale me Hitlerin”.

Pretendohet se Magda e ka vizituar Hitlerin në vendqëndrimin e tij malor në Obersalzberg, mbi Berchtesgaden. Ajo njihej si një nga aktoret e tij të preferuara, dhe Romy kurrë nuk e fali të ëmën për vizitat që i bëri diktatorit vrastar.

Romy Schneider
Romy Schneider

Schwarzer shtoi se Romy u mërzitur dhe filloi të qante gjatë intervistës, duke e çuar atë në ndërprerje disa herë.

Raportohet se ajo ja thënë në një fazë të intervistës: “Pse nuk duhet të qaj? Unë nuk jam mbinjerëzore. M**. Unë nuk jam më e turpëruar, aspak, nuk kam frikë më”.

Magda Schneider dhe vajza e saj Romi, të cilat kanë qenë të dyja aktore
Magda Schneider dhe vajza e saj Romi, të cilat kanë qenë të dyja aktore

Në intervistën, raportohet se Romy tregon se burri i dytë i nënës së saj, Hans Herbert Blaztzheim, është përpjekur të shkojë me të disa herë.

Intervista pritet të publikohet si pjesë e një dokumentari të quajtur “Një mbrëmje me Romy-n”.

Schwarzer tha: “Nuk kam folur për dekada, sepse i respektoj dëshirat e saj, por për të kuptuar dëshpërimin e saj, dhimbjen e saj, ndjeshmërinë e saj të hidhur, duhet ta dimë edhe këtë. ”

Magda Schneider
Magda Schneider

Dokumentari pritet të transmetohet më 16 shtator.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura