Mallra kontrabandë nga Maqedonia, dy në pranga. Ja si i fshehnin (FOTO)

Apr 28, 2016 | 21:48
SHPËRNDAJE

Në Doganën e Goricës dhe të Qafë Botës u zbuluan mallra kontrabandë, si goma të përdorura, pije energjike dhe verë. Gjatë kontrollit në mjetin me targa E3570KX, i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet N.M, doganierët sekuestruan 192 copë kanaçe pije energjike B52, 10 bidona plastikë me verë.

13120528_10154017774348260_1450738431_o

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas i kalonte mallrat kontrabandë nga Maqedonia për në Shqipëri.

Ai u arrestua dhe akuzohet për veprat penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i K. Penal dhe “Kontrabandës me mallra të tjera” parashikuar nga neni 174 i K. Penal.

Ndërsa në Qafë-Botë, Sarandë, gjatë kontrollit në pikën e hyrjes të mjetit me targa SR4817B u konstatuan 1 gomë kamioni dhe 6 goma autoveturash të përdorura. Mjeti drejtohej nga shtetasi G.K, nga Konispoli. Dogana e Sarandës po vijon me veprimet e mëtejshme procedurale për rastin.

13113263_10154017776188260_1661709105_o 13106717_10154017782293260_185425384_o 13091686_10154017782413260_1509833461_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura