Maldini, bast për Interin: Te Milani besoj vetëm te Pato

Mar 31, 2011 | 12:47
SHPËRNDAJE

Problemet e fundit me shtetin nuk e kanë penguar Paolo Maldinin të japë opinionin e tij në pritje të derbit milanez. Ish-legjenda e Milanit habit gjithkënd, kur deklaron se për sfidën e së shtunës sheh superfavoritë ish-armiqtë e urryer, zikaltrit. Sipas ish-mbrojtësit italian, kampionët e mëdhenj në dispozicion të teknikut Leonardo do të bëjnë diferencën në fushë, pasi Milani mund të mbështetet vetëm te talenti i Aleksandre Patos. “Është e natyrshme që sivjet kuqezinjve nuk mund t’u shpëtojë asgjë tjetër, përveç fitores së titullit kampion. Kanë kryesuar thuajse nga fillimi Serinë A, prandaj një parakalim prej Interit, teksa kanë mbetur edhe tetë ndeshje nga fundi, do të rezultonte një katastrofë për ta. Situata e Milanit nuk më bind. Për ndeshjen e së shtunës shpresoj me gjithë zemër që ish-skuadra ime të fitojë, por aktualisht shoh vetëm Paton në formë”, përfundoi ish-kapiteni i kuqezinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura