VIDEO/ Makina përplaset me pemën, plagoset rëndë drejtuesi. Policia jep detajet

Feb 19, 2020 | 18:59
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Rrenc, të njësisë Guri i Zi, në Shkodër.

makina 1

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se Edison Huka, 32-vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një pemën

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Shkoder/ Informacion Paraprak

Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili    është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura