Makina përplas motorin, ndërron jetë 29-vjeçari që drejtonte motomjetin

Jan 17, 2022 | 11:54
SHPËRNDAJE

Një aksident me vdekje është shënuar këtë të hënë në fshatin Këmishtaj në Divjakë.

motor
Foto ilustruese

Një 29-vjeçar me iniciale A.D., i cili udhëtonte me një makinë tip “Audi” përplasi një motor tip “Yamaha”, me drejtues shtetasin K.Xh. 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura