Makina e ministrit të Mbrojtjes qëllohet me raketë, gjithçka filmohet LIVE me dron (VIDEO)

Oct 27, 2020 | 16:07
SHPËRNDAJE

Është përshkallëzuar lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.

123

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

Pas sulmit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura