Majko krahason Ramën me Enverin? “Kush vjen nga Franca apo ka studiuar atje, s’duhet të shkelë te ne”

Mar 20, 2016 | 12:02
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e të rinjve socialist ku kryeministri Rama tha se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij procesi duhet të përballen fillimisht me një juri që është e pakorruptuar dhe në krye të saj qëndron Pandeli Majko.

majko-rama
Pandeli Majko dhe Edi Rama

Ky i fundit e pyeti përmes batutave Ramën se pse ai është i pakorruptuar dhe kryeministri u përgjigj duke thënë se ai nuk kishte mundur ta korruptonte deputetin e tij.

Por kur Rama tha se do të provojë vetë njëherë nëse mund të bëhet pjesë e socialistëve të rinj duke u përballur me këtë juri, mori një thumb nga Pandeli Majko “Që tani e kemi ndarë hesapin, i gjatë e që vjen nga Franca, e ka studiuar në Francë, ta harrojë, nuk duhet të shkelë përballë nesh, kemi vuajtur shumë nga këto dy karakteristika si parti”.

Pjesën se kush vjen nga Franca të gjithë e kanë të qartë dhe kjo i referohet Edi Ramës, i cili la Parisin në 1998 për tu bërë ministër i Kulturës.

Por se kush është ai që ka studiuar në Francë dhe ka drejtuar Shqipërinë? Emri i parë që të vjen ndër mend është ai i Enver Hoxhës.

Batutat

Edi Rama: Të rinjtë pa asnjë limit dhe pa asnjë diskriminim mund të regjistrohen në këto audicione. Juria jonë jo rastësisht përfshin një njeri me figurë të padiskutueshme në politikën shqiptare të këtyre 20 e kurus viteve, edhe një politikane të re si Elisa, por edhe dy të tjerë që nuk janë në fushën e politikës, por janë qytetarë aktivë, Arlinda nga bota e letrave dhe Gazi nga bota e gallatës. Jam shumë i intriguar nga kjo eksperiencë e re. Gjithsecili do hyjë në konkurs me këtë siguri: kjo juri është e pakorruptueshme. Kjo juri nuk korruptohet as nga tarafet, as nga kushërinjtë, as nga të njohurit, dhe jo e jo me ato mënyrat e tjera se si korruptohen ndonjëherë juritë në këtë vend.

Pandeli Majko: Zoti Rama prit pak, nga e nxorët konkluzionin që jemi të pakorruptuar?

Edi Rama: E kam nga eksperienca që nuk të kam korruptuar asnjëherë. Nëse më lejohet do kisha shumë dëshirë që në audicionin e parë të bëja edhe unë një provë, nëse jam apo nuk jam mes liderëve të rinj.

Gaz Paja: Ky djali për mua nuk kalon

Pandeli Majko: Që tani e kemi ndarë hesapin, i gjatë e që vjen nga Franca, e ka studiuar në Francë, ta harrojë, nuk duhet të shkelë përballë nesh, kemi vuajtur shumë nga këto dy karakteristika si parti.

Majko krahason Ramën me Enverin? “Kush vjen nga Franca apo ka studiuar atje, s’duhet të shkelë te ne”

Posted by Gazeta Panorama Online on Sunday, March 20, 2016

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura