Macron: Grurin nga Ukraina do ta eksportojmë përmes Rumanisë

Jun 16, 2022 | 23:42
SHPËRNDAJE

Presidenti francez Emanuel Macron në një intervistë ekskluzive nga Kievi për kanalin televiziv francez TF1 ka deklaruar se Bashkimi Evropian po punon që grurin nga Ukraina ta eksportojë përmes Rumanisë.macc

“Odesa është disa dhjetëra kilometra nga Rumania”, tha ai. Ndërsa shtoi se gruri do të eksportohet nga Rumania përmes lumit Danub dhe në sistemin hekurudhor. Më herët në një konferencë për shtyp nga Kievi, Macron tha se kriza aktuale globale e ushqimit ishte “pasojë e drejtpërdrejtë e luftës së zhvilluar nga Rusia”.

Ai i bëri thirrje Rusisë “të pranojë që Kombet e Bashkuara të organizojnë eksportin e drithërave, gjë që kërkon heqjen e bllokadës ruse në portet e Ukrainës dhe të sigurojë të gjitha garancitë e sigurisë për Ukrainën për të lejuar daljen e këtyre drithërave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura