Lutaj, akuza drejtuesve pas 6-1 në Kukës

Apr 30, 2013 | 12:30
SHPËRNDAJE

Ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, shfaqet kritik pas humbjes në Kukës. Ai e cilëson si fyese dhe të dhimbshme për Vlorën. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-trajneri i skuadrës vlonjate thotë se kjo humbje duhet të shërbejë si një moment reflektimi. “Humbja 6-1 ishte sa fyese, aq edhe e dhimbshme për qytetin tonë. Për sa u përket masave, mendoj se duhet të shërbejë si një moment reflektimi për sportistët dhe drejtuesit. Në këtë vit futbollistik ndodhën shumë gjëra te Flamurtari. Ndryshime të shumta në pankinë, të cilat ndikuan dhe me prurje dhe largime lojtarësh. Nga ana tjetër, Flamurtari trumbeton me të madhe para se të fillojë kampionati, por fundi të ofron veçse një zhgënjim të madh. Sakaq, kampionati shqiptar nuk i ngjan asnjë kampionati tjetër në botë. Është një kampionat shumë i pistë dhe me shumë të meta, ku fjala ‘fair play’ nuk ekziston nga asnjë aktor që është afër këtij sporti. Ky është dështimi më i madh për futbollin”, – përfundon Lutaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura