Lumas, Berisha: Ai që mori peng statusin, bëri gabim historik. Ndëshkim më 23 qershor

Apr 30, 2013 | 13:30
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka premtuar nga Lumasi mbështetje dhe shumëfishim të investimeve në vend në katër vitet që vijnë.

Gjate fjales se tij para banoreve te zones, Berisha ka shprehur besim ne fitoren e zgjedhjeve dhe ndeshkimin e bllokuesit te statusit me voten e shqiptareve.

“Ai që mori peng statusin e vendin kandidat për Lumasin, Beratin, Shqipërinë, ai që duke marrë peng statusin privoi fermerët shqiptarë nga një shumëfishim i mbështetjes së tyre financiare, privoi vendin nga qindra milionë euro investime, bëri një gabim historik, 23 qershori po vjen, së bashku me ne do votojnë të gjithë qytetarët e Lumasit, të gjithë ata që duan integrimin, sigurinë, të gjithë ne më 23 qershor do votojmë për Luamsin me rrugë, ura, kanalizimeve, shkolla të niveleve moderne, për rritjen e pensioneve, rritjen e mirëqenies, punësimit”- tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura