Luftimet në Irak, edhe Rusia në krah të qeverisë së Malikit

Jun 30, 2014 | 13:07
SHPËRNDAJE

Rebelët e ISIS në qytetin Tikrit
Forcat qeveritare të Irakut kanë nisur një mësymje në qytetin Tikrit, vendlindja e ish-diktatorit irakian, Sadam Husein, kundër militantëve të ISIS, të cilët po forcojnë dita-ditës pushtetin e tyre. SHBA ka dërguar në Bagdad këshilltarët e saj ushtarakë, rreth 300 veta, të cilët, përveçse do të mbrojnë stafin amerikan të përfaqësisë diplomatike të largohet nga ky vend, por edhe amerikanët e tjerë që janë atje, do të këshillojnë për taktika ushtarake edhe oficerët irakianë. Sulme të shumta kanë nisur nga toka dhe ajri kundër militantëve të grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, të cilët tashmë kanë nën kontroll katër provinca irakiane dhe po i afrohen Bagdadit, nga i cili ndodhen vetëm 100 kilometra larg. Sulmet e djeshme të trupave të qeverisë irakiane kanë përfshirë trupa tokësore, tanke dhe helikopterë. Qyteti Tikrit, ku pjesa më madhe e banorëve janë sunitë, e urrejnë qeverinë shiite të Kryeministrit Nuri al-Maliki, që erdhi në pushtet falë përkrahjes amerikane dhe janë “bashkuar” me rebelët për rrëzimin e tij. Së fundmi, Iraku ka marrë edhe një grup avionësh luftarakë, të dërguar nga Rusia për të ndihmuar shtetin irakian kundër militantëve. Pesë avionë Sukhoi Su-25 do të hyjnë në shërbim për tri apo katër ditë, sipas Ministrisë irakiane të Mbrojtjes. Mediat lokale flasin për vrasjen e të paktën 60 militantëve nga sulmi në Tikrit. Një tjetër sulm i ngjashëm do të mbahet nga forcat qeveritare edhe në qytetin e parë që morën nën kontroll militantët, qyteti më i rëndësishëm i pjesës veriore të Irakut, Mosuli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura