Lufta në Ukrainë/ SHBA pritet të dërgojë zëvendëspresidenten Kamala Harris në Poloni

Mar 4, 2022 | 19:04
SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë në Poloni zëvendëspresidenten Kamala Harris. Sipas amerikanëve, kjo vizitë vjen pasi Shtëpia e Bardhë vazhdon të tregojë mbështetje për Ukrainën teksa kjo e fundit po hyn në një fazë të re të rrezikshme në pushtimin rus.harris

Harris shkon në Poloni pas vizitës në Këshillin e Sigurimit të Mynihut në Gjermani, ku ajo u takua me aleatët dhe partnerët e SHBA-së, përfshirë Presidentin e Ukrainës Zelensky. Zëvendëspresidentja foli në telefon me kryeministrat e Polonisë dhe Rumanisë në fillim të kësaj jave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura