Lufta në Lindjen e Mesme/ Deklarata e fortë nga Hamasi: Shumë pengje mund të jenë vrarë kohët e fundit

Jan 14, 2024 | 21:51
SHPËRNDAJE

Krahu ushtarak i Hamasit ka deklaruar se shumë nga pengjet e mbajtura nga luftëtarët e tij “me siguri u vranë kohët e fundit” .

pengje

Organizata madje i transferoi  Izraelit “përgjegjësinë e plotë” për fatin e pengjeve.

“Fati i shumë pengjeve mbetet i panjohur në javët e fundit dhe të tjerët janë kapur brenda tuneleve…”, tha të dielën zëdhënësi i Brigadave Ezzedine al-Qassam, Abu Obeida.

Në të njëjtën kohë ai tha se “shumë prej tyre ndoshta janë vrarë kohët e fundit dhe të tjerët janë në rrezik të madh“, për çka “udhëheqja e armikut (Izraeli) dhe ushtria e tij mbajnë përgjegjësi të plotë.”

Ai shtoi se “çdo bisedë për të ndaluar agresionin e Izraelit është e padobishme”.

Madje njoftoi sulme të reja në ditët në vijim kundër Izraelit pasi Hamasi u informua nga “grupe nga fronti i rezistencës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura