Lufta në Lindje të Mesme/ Rritet numri i viktimave në Palestinë, raportohet për 13 mijë të vdekur dhe rreth 5 mijë të plagosur nga sulmet izraelite

Nov 19, 2023 | 20:53
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, ka raportuar se 13 mijë njerëz janë vrarë deri më tani në Palestinë që nga fillimi i luftës me Izraelin.

gaza

Po ashtu, sipas mediave të huaja, të paktën 5,500 nga të vdekurit janë fëmijë dhe 3,500 janë gra.

Kujtojmë se konfliktet mes dy vendeve u rikthyen pas një sulmi të kryer nga Hamasi në territorin izraelit në 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200 njerëz.

Kjo çoi në nisjen e një sulmi vdekjeprurës nga Izraeli në territorin e Gazës, ku thuajse i gjithë territori është i shkatërruar.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër duke rrethuar Rripin e Gazës ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë dhe duke sulmuar pareshtur këtë territor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura