Lufta në Izrael/ Militantët sulmojnë pjesëmarrësit e një festivali muzikor, gjenden 260 viktima! OKB: Raketat goditën edhe një shkollë në Gaza

Oct 8, 2023 | 22:59
SHPËRNDAJE

Shërbimi izraelit i shpëtimit, ka njoftuar se të paktën 260 trupa janë gjetur në zonën ku po zhvillohej një festival muzikor kur militantët e Hamasit nisën sulmin e tyre.

festuvali izrael

Sipas raportimeve nga BBC, persona të armatosur të Hamasit qëlluan mbi pjesëmarrësit që po largoheshin, dhe morën peng të tjerët në festivalin që po mbahej një zonë bujqësore rurale pranë kufirit Gaza-Izrael.

Sulmi i tmerrshëm ishte vetëm një nga vendet e shumta të goditura të shtunën në mëngjes nga sulmi më i qëndrueshëm dhe më i koordinuar brenda Izraelit i kryer ndonjëherë nga Hamasi, grupi militant palestinez i cilësuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli.

Ndërkohë mësohet se një shkollë në Rripin e Gazës, ku 225 njerëz ishin strehuar nga raketat, është goditur, sipas një deklarate nga OKB.

Në deklaratë thuhet se askush nuk u lëndua, por ndërtesa u dëmtua e gjitha.

Siç raportojnë mediat vendase atje kanë humbur jetën rreth 670 persona, ndërsa janë plagosur mbi 2200 të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura